Koeman ndihet i shqetësuar: Po na vrasin lojtarët, duke...

Koeman ndihet i shqetësuar: Po na vrasin lojtarët, duke...

18:33, 18/12/2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur në prag të përballjes kundër Valendias e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

Holandezi Koeman kritikoi përsëri orarin e ngjeshur të ndeshjeve këtë sezon.

“Unë ende them të njëjtën gjë. Kalendari është shumë i ngarkuar”, tha fillimisht Koeman.

“Nëse fitojmë gjysmëfinalen e Super Kupës do të ketë një ndeshje më shumë, të paktën në Granada luajmë pasdite… por ne po na i vrasin lojtarët”, tha 57 vjeçari.

Më pëlqen të luajmë lojë pas loje, pa ngarkesë. Në udhëtime, ne kthehemi në shtëpi shumë vonë, dhe dy ditë më vonë një tjetër udhëtim dhe një ndeshje tjetër. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem në një sezon shumë të ngjeshur’, përfundoi Ronald Koeman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco