Pogba tek Juventusi, agjenti Mino Raiola ka fluturuar drejt Torinos

Pogba tek Juventusi, agjenti Mino Raiola ka fluturuar drejt Torinos

17:23, 18/12/2020

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola është parë në Torino ku po dyshohet për një rikthim të mundshëm të mesfushorit të Man United tek Juventusi.

Disa raporte në Itali sugjerojnë që Juventusi gjatë merkatos së verës do të bëjë një lëvizje për të ri-nënshkruar me ish-mesfushorin e tyre.

Gazeta “Corriere della Sera” pretendon se Mino Raiola është parë në Torino, duke rritur shpresat e tifozëve të Juventusit për të parë francezin përsëri në “Allienz”.

Negociatat nuk do të jenë të lehta pasi Juventusi duhet të shesë disa nga lojtarët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco