Insigne dënohet nga Komisioni i Disiplinës

Insigne dënohet nga Komisioni i Disiplinës

16:39, 18/12/2020

Futbollisti i Napolit, Lorenzo Insigne është pezulluar një ndeshje dhe gjobë 10 mijë euro.

Gjitha kjo ndodhi si pasojë e përjashtimit të 29 vjeçarit në ndeshjen kundër Inter, të cilën ‘Nerazzurrët’ e fituan 1-0.

Ndërkohë, Lorenzo Insigne zbulohet se e kishte ofenduar gjyqtarin, gjë që e konfirmoi edhe trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso.

Ai pas lojës në intervistë tha se kjo nuk duhej të ndodhte pasi që në Angli dhe Skoci, lojtarët thonë këto fjalë çdo lojë dhe nuk përjashtohen. Edhe lojtari i Veronas, Antonin Barak është pezulluar me 3 ndeshje për goditje të dhunshme në gjurin e një kundërshtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco