Zbulohen fanellat e Interit për sezonin e ardhshëm

Zbulohen fanellat e Interit për sezonin e ardhshëm

14:22, 18/12/2020

Kanë mbetur edhe disa muaj deri në korrik, por tashmë kanë filluar spekulimet e para në lidhje me stilin e fanellës së re të parë të Interit.

Për sezonin 2021-2022, “Footyheadlines”, një portal i specializuar për fanellat e futbollit, parashikon rikthimin e vijave vertikale dhe me pamjen e thellë në sfond të lëkurës së gjarprit ku është simboli i Interit, që i përngjan paksa fanellës së sezonit 2010-2011.

Ngjyrat do të jenë të njëjtat: nuanca blu me të zezën, me ngjyrën prej ari tek sponsori teknik “NIKE” dhe sponsori i përgjithshëm.

Ndërsa për pantallonat e shkurtra dhe çorapet do të jenë totalisht të zeza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco