Duka: Asnjë skuadër nuk do ta ketë të lehtë në Tiranë

Duka: Asnjë skuadër nuk do ta ketë të lehtë në Tiranë

12:48, 18/12/2020

U zhvillua sot Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme Statutore e FSHF-së, ku u fol për shumë problematika të vitit të fundit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e tij fillimisht bëri një përmbledhje të punës së mirë të kryer gjatë kësaj periudhe, ndërsa foli edhe për projektet dhe objektivat e së ardhmes

Kombëtarja – “E mbyllëm në vend të parë në Nations League dhe u ngjitëm një vazo më lart. Para pak ditësh u njohëm edhe me shortin e eliminatoreve të Botërorit. E vështirë, por nuk do të dorëzohemi. Asnjë skuadër nuk do e ketë të lehtë në Tiranë. Shpresoj t’i kemi tifozët, jemi të ndërgjegjshëm për forcat e tre ekipeve të para, por edhe për forcën tonë.

U-21- Shpresat arritën rezultate mbresëlënëse. Arritëm vendin e tretë në grup, për herë të parë prej vitit ’90. Po bëhet një punë e mirë tek ekipi Shpresa dhe në ekipet e tjera zinxhir.

Femrat - Paraqitje të mirë ka bërë edhe ekipi i vajzave. Ata kanë dhënë maksimumin, falënderoj edhe kampionet e Vllaznisë, me kualifikimin e një turi në Champions, iu bashkua ekipit të meshkujve.

Prioritetet - Futbolli i femrave dhe zhvillimi i futbollit të fëmijëve, kanë marrë vëmendjen tonë maksimale. Kanë marrë jetë shumë projekte, iniciativa, të afrojmë sa më shumë djem e vajza në ekipin tonë. Ka nisur edhe kampionati i futbollit 5×5, për herë të parë i organizuar nga FSHF. Programi i edukimit është realizuar dhe ka ardhur duke u përmirësuar. Klubet tona ndjejnë deficitet në mjekë, përgatitës atletikë. Kemi ndërtuar strategji dhe programe për mbushjen e këtyre mungesave. Risi ka qenë edhe fushata e kursit të përgatitësve atletikë, kanë folur emra të mëdhenj të trajningut botëror, duke rritur reputacionin e këtij aktiviteti”, tha presidenti i FSHF-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco