Mbrojtësi i Milanit rrezikon të mbyllë vitin nga dëmtimi

Mbrojtësi i Milanit rrezikon të mbyllë vitin nga dëmtimi

12:07, 18/12/2020

Milani ka marrë një goditje të rëndë në prag të sfidave të rëndësishme të kampionatit ndaj Sasuolos dhe Lazios.

Mbrojtësi titullar, Simon Kjaer, rrezikon të mbyllë vitin, pas një dëmtimi në kofshën e djathtë, në ndeshjen ndaj Celtic, e vlefshme për Ligën e Europës.

Danezi ka shfaqur probleme dhe është mbrapa me kohën për sa i përket rikuperimit, teksa drejtuesit kuqezi nuk duan të rrezikojnë.

Sipas “Tuttosport”, Kjaer rrezikon të mungojë në 2 sfidat e fundit për vitin 2020, ndaj Sasuolos dhe Lazios që do të zhvillohen të dielën dhe të mërkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco