Formula 1/ Plani i Lewis Hamilton për të ardhmen

Formula 1/ Plani i Lewis Hamilton për të ardhmen

11:33, 18/12/2020

“Plani im është të qëndroj këtu edhe vitin tjetër. Dua të qëndroj te Mercedesi”. Është ky njoftimi që ka publikuar sot makina gjermane në “Twitter”, duke shtuar se së shpejti do të japë edhe lajmin zyrtar të rinovimit të kontratës me pilotin britanik Lewis Hamilton.

“Unë mendoj se bashkë me skuadrën kemi shumë gjëra për të bërë dhe shumë fitore të tjera për të arritur. Jo vetëm në sport, por edhe jashtë tij”, ka shkruar Hamilton.

Këtë vit Hamilton fitoi titullin e 7-të kampion bote në Formula 1.

Ende nuk dihet se për sa vite do të rinovojë kontratën piloti 35-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco