Ish-kampioni i botës me Italinë dënohet me 2 vite burg për armëmbajtje pa leje

Ish-kampioni i botës me Italinë dënohet me 2 vite burg për armëmbajtje pa leje

10:31, 18/12/2020

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me 2 vite burg për ish-sulmuesin e Juventusit, Udineses dhe Italisë, Vinçenco Iakuinta, për armëmbajtje pa leje.

Ish-kampionit të Botës me Italinë në vitin 2006, iu gjetën dy pistoleta dhe qindra fishekë.

Protagonist kryesor në çështjen e quajtur “Aemilia”, ishte babai i Iakuintës, me një të shkuar të errët në botën e krimit. 

I ati i ish-sulmuesit u dënua me 19 vite, teksa Apeli uli dënimin në 12 vite.

Sipas autoriteteve përkatëse, armët ishin regjistruar, por kalimi në përdorim tek i ati i lidhur me mafien inkriminonte edhe ish-futbollistin.

Operacioni ishte një ndër më të mëdhenjtë për asgjësimin e mafies kalabreze të lidhur me eksponentët e Ndragetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco