Trupi i Maradonës nuk lejohet të digjet

Trupi i Maradonës nuk lejohet të digjet

09:29, 18/12/2020

Trupi i Diego Armando Maradonës nuk mund të digjet, për momentin, sepse është përdorur për të kryer një test atësie.

Kjo u vendos nga një gjykatë në Argjentinë, sikurse raporton “Clarin”.

Legjenda e futbollit, i cili u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 60-vjeçare për shkak të arrestit kardiak, kishte dy vajza nga martesa e tij me Claudia Villafane, por gjatë viteve ka njohur tre fëmijë të tjerë (Diego jr, Jana dhe Diego Fernando).

Pas ndarjes së tij nga jeta, 25-vjeçarja Magali Gil kërkoi t’i bëhej testi i ADN-së, duke pretenduar se babai i saj biologjik është pikërisht Maradona.

Gruaja e re (e cila është birësuar) deklaron se dy vjet më parë nëna e saj (ajo që e solli në jetë) i zbuloi se babai i saj i vërtetë mund të ishte Maradona.

Sipas avokatit të kampionit argjentinas, mostrat e ADN-së tashmë ekzistojnë dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme të zhvarroset kufoma që ndodhet në një varrezë private pranë Buenos Aires.

Më 30 nëntor, një gjykatë tjetër kishte ndaluar djegien derisa të ishin marrë të gjitha provat e nevojshme mbi shkaqet e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco