Më i miri i FIFA-s/ Zbulohen votat e Shqipërisë. Ja zgjedhjet e Rejës, Berishës dhe Shakohoxhës

Më i miri i FIFA-s/ Zbulohen votat e Shqipërisë. Ja zgjedhjet e Rejës, Berishës dhe Shakohoxhës

21:36, 17/12/2020

Në Zyrih është zhvilluar ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e vitit 2020.

FIFA ka zgjedhur Robert Lewandowskin si futbollistin më të mirë të vitit, i cili ka mposhtur dyshen tjetër të nominuar, Messi – Ronaldo.

Trajneri i Kombëtares kuqezi Edi Reja, kapiteni Etrit Berisha dhe gazetari Dritan Shakohoxha kanë përfaqësuar Shqipërinë me votat e tyre. Për trajnerin më të mirë të vitit Reja, Berisha dhe Shakohoxha kanë votuar Jurgen Kloppin. Kurse për futbollistin më të mirë ka pasur preferenca të ndryshme. Ja votat e tyre:

TRAJNERI MË I MIRË:

Edi Reja – Jurgen Klopp, Hansi Flik dhe Julen Lopetegui

Etrit Berisha – Jurgen Klopp, Hansi Flik dhe Marcelo Bielsa

Dritan Shakohoxha – Jurgen Klopp, Zinedine Zidane dhe Julen Lopetegui

 

LOJTARI MË I MIRË:

Edi Reja – Robert Leëandoëski, Cristiano Ronaldo dhe Mbappe

Etrit Berisha – Lionel Messi, Robert Leëandoëski dhe Mbappe

Dritan Shakohoxha –  Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Leëandoëski

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco