ZYRTARE/ FIFA zgjedh futbollistin më të mirë të vitit, ja emri...

ZYRTARE/ FIFA zgjedh futbollistin më të mirë të vitit, ja emri...

20:32, 17/12/2020

Në Zyrih është zhvilluar ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e vitit 2020.

FIFA ka zgjedhur Robert Lewandowskin si futbollistin më të mirë të vitit, i cili ka mposhtur dyshen tjetër të nominuar, Messi – Ronaldo.

Sulmuesi polak zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayernit duke fituar tripletën e famshme (Bundesligë, Kupa e Gjermanisë, Champions League), Superkupën e Europës dhe Superkupën e Gjermanisë.

Portieri më i mirë i sezonit u shpall Manuel Neuer, i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane. Ai mposhti konkurrencën e Alisson Becker (Liverpool, Brazil) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid, Slloveni).

Ndërsa, trajneri më i mirë i vitit u shpall Jurgen Klopp, i Liverpool. Kandidatët e tjerë ishin Marcelo Bielsa (Leeds) dhe Hansi Flick (Bayern Munchen).

FIFA publikoi edhe formacionin më të mirë të vitit: Alisson; Alexander-Arnold, Sergio Ramos, Van Dijk, Davies; De Bruyne, Alcantara, Kimmich; Messi, Lewandowski, Cristiano.

Ndërkohë, Son Heung-Min, koreano-veriori i Tottenham, fitoi çmimin “Puskas” për golin më të mirë të vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco