Zbulohet fituesi/ Ky do të jetë futbollisti më i mirë i vitit 2020

Zbulohet fituesi/ Ky do të jetë futbollisti më i mirë i vitit 2020

18:43, 17/12/2020

Sot në orën 19:00 në Zyrih do të mbahet ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e vitit 2020.

FIFA do të zgjedhë lojtarin/en, trajnerin/en, portierin/en dhe golin më të mirë të vitit 2020.

Por e përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar emrin e fituesit për çmimin më prestigjioz për futbollistët. Bëhet fjalë për Robert Leëandoëskin i cili ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Bayern Munchen.

Gjatë këtij sezoni sulmuesi polak me fanellën e Bayernit ka fituar tripletën e famshme (Bundesligë, Kupa e Gjermanisë, Champions League), Superkupën e Europës dhe Superkupën e Gjermanisë.

Dy kandidatët që do të konkurrojnë Leëandoëskin do të jetë dyshja e njohur Messi – Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco