Lala për trajnerin e Vllaznisë: Brdaric-in e kam mik, ai do vetëm të ketë...

Lala për trajnerin e Vllaznisë: Brdaric-in e kam mik, ai do vetëm të ketë...

18:34, 17/12/2020

“Ai do vetëm të ketë sukses. Për nga mënyra e lojës, ishte gjithmonë i uritur për të shënuar dhe ishte si… Inzaghi”, kështu e kujton Altin Lala atë që sot është duke udhëhequr kampionatin me Vllazninë. Thomas Brdaric, në 4 vite, 2003-2004 dhe 2005-2008, ka qenë bashkëlojtar me Altin Lalën si kapiten te Hanoveri.

Image

Ish-kapiteni i skuadrës gjermane tregon për “Panorama Sport” mentalitetin e gjermanit, si dhe dorën e tij te kjo skuadër. Gjithashtu, Lala zbulon edhe bisedën me shokun e tij para se të mbërrinte në vendin tonë, por edhe objektivat që ai i ka deklaruar sapo erdhi te Vllaznia.

Image

“Jemi shokë, kemi ende komunikim me njëri-tjetrin. Më bëhet qejfi që ka sukses. Si për atë, ashtu edhe për Vllazninë dhe Shkodrën, për vetë traditën dhe tifozërinë që kanë”, është shprehur ndër të tjera ish-kapiteni i Hanoverit që rrëfen Brdariçin lojtar dhe njeri, jashtë fushave të lojës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco