Konfirmohet dëmtimi i Mertens, ja sa pritet të mungojë

Konfirmohet dëmtimi i Mertens, ja sa pritet të mungojë

17:40, 17/12/2020

Napoli u mund të mërkurën në mbrëmje 0-1 nga Inter, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie-A. Por, përveç sfidës napoletanët humbën edhe sulmuesin Dries Mertens, i cili u zëvendësua në minutat e para të lojës nga Andrea Petagna.

Lajmet që vijnë nga infermieria nuk janë aspak të mira. Mertenz ka mbyllur para kohe vitin. Klubi i kaltër njoftoi se  sulmuesi, iu nënshtrua testeve diagnostikuese në klinikën “Pineta Grande”, të cilat zbuluan një ndrydhje të shkallës së parë/të dytë në kyçin e këmbës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet brenda 3 javësh. Mertens tashmë ka filluar fazën e rehabilitimin që do të vazhdojë në Belgjikë gjatë periudhës së Krishtlindjes”.

Gennaro Gattuso do të duhet të presë deri në javën e parë të janarit për të marrë lajme të reja mbi gjendjen fizike të sulmuesit të tij. Rekordmeni i golave ??në shtëpinë e Napoli sigurisht që do të humbasë transfertën në “Olimpico”, kundër Lazio, atë kundër Cagliarit dhe ndeshjet në shtëpi me Torinon dhe Spezian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco