Dy gjigantët italianë në garë për të transferuar Iscon

Dy gjigantët italianë në garë për të transferuar Iscon

16:33, 17/12/2020

Juventusi dhe AC Milani janë dy klubet më të fundit në garë për yllin e Real Madridit, Isco.

28-vjeçari nuk është duke kaluar formë të mirë të “Los Blancos” dhe zyrtarisht ka pranuar se nuk është i lumtur me minutat e ofruara nga Zinedine Zidane.

Spanjolli është pjesë e Realit prej 7 vite dhe ka fituar 16 trofe, duke përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve dhe dy La Liga, por është i hapur për sfidën e re.

Sipas “Calciomercato”, Juventusi dhe Milani e duan lojtarin në janar, por duhet të mposhtin Evertonin që është futur në garë për të nënshkruar me Iscon.

Reali për Iscon kërkon të paktën 20 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco