Zyrtare: Leipzig ‘rrëmben’ talentin e Salzburg, talenti hungarez firmos kontratë për pesë vite

Zyrtare: Leipzig ‘rrëmben’ talentin e Salzburg, talenti hungarez firmos kontratë për pesë vite

16:28, 17/12/2020

Tashmë është zyrtare. Dominik Szoboszlai ka nënshkruar me skuadrën e Leipzig në Bundesliga.

Për talentin hungarez interesoheshin edhe klube të tjera europiane si Arsenal, Milan, PSG apo Real Madrid, por në fund ai vendosi t’i bashkohej klubit të Leipzig, që ka të njëjtin pronar me skuadrën e Salzbug, ku ai bënte pjesë.

20 vjeçari ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me klubin gjerman. Këta të fundit derdhën në arkat e Salzburg plot 25 milionë euro për kartonin e Szoboszlai. Talenti hungarez në 21 ndeshje të luajtuar këtë sezon ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 10 asiste.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco