‘Çfarë e vrau Maradonën’/ Dokumentari analizon shkaqet e vdekjes së legjendës së futbollit

‘Çfarë e vrau Maradonën’/ Dokumentari analizon shkaqet e vdekjes së legjendës së futbollit

15:53, 17/12/2020

Javët e fundit është shkruar dhe thënë shumë për Diego Armando Maradonën.

Vdekja e tij, në moshën 60-vjeçare, tronditi të gjithë botën, por midis thashethemeve mbi trashëgimisë, historive të dhomave të zhveshjes, qëndron misteri mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo Deportivo”, Discovery Uk është përpjekur të hetojë mbi shkakun e vdekjes, duke porositur ITN Productions të prodhojë një dokumentar me titull: “Çfarë e vrau Maradonën?”.

Sipas versionit zyrtar, “Pive d’Oro” vdiq për shkak të mosfunksionimit të zemrës, por ka hije dyshimi për shkaqet e vërteta.

Përmes intervistave me shkencëtarë, mjekë dhe njerëz të ndryshëm pranë legjendës argjentinase, ky dokumentar përpiqet të analizojë shkaqet e vërteta që çuan në vdekjen e kampionit të madh të futbollit.

Bëhet një kthim pas duke u përqendruar në stilin e tij të jetës, për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

“Ky dokumentar ofron një pasqyrë unike në jetën dhe vdekjen e Maradonës, duke folur me njerëzit që e njihnin, e donin dhe punonin me të”, zbuloi Sarah-Jane Cohen nga ITN Productions.

Dokumentari pritet të jetë shfaqet ekskluzivisht në platformën “Discovery Plus”, duke filluar nga 28 dhjetori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco