FOTO/ Edinson Cavani akuzohet për sjellje raciste

FOTO/ Edinson Cavani akuzohet për sjellje raciste

15:05, 17/12/2020

Edinson Cavani është akuzuar zyrtarisht nga FA (Federata Angleze) për sjellje raciste për një term të përdorur në profilin e tij në Instagram.

Uruguaiani, tashmë lojtar i Manchester United, shkroi “gracias negrito!”, në përgjigjen që i dha një fansi në një histori në Instagram dhe pastaj e fshiu shpejt komentin.

Federata javët e fundit ka kryer hetimet e veta mbi rastin dhe më pas ngriti zyrtarisht akuzën.

Cavani tani do të ketë kohë deri në 4 janar për të paraqitur mbrojtjen e tij para organeve të Federatës.

Lojtari, i mbështetur nga klubi i tij, siguroi se ishte një term dashamirës dhe se në Amerikën e Jugut nuk ka një kuptim negativ.

Image

“Jam plotësisht kundër racizmit dhe e fshiva postimin shumë shpejt, sapo m’u shpjegua mund të interpretohet ndryshe. Unë sinqerisht kërkoj falje për këtë”, tha Cavani në një deklaratë.

Por FA ka komunikuar se lojtari akuzohet se ka shkelur një rregullore që ndalon çdo “sjellje të papërshtatshme” në rrjetet sociale, me rrethanën rënduese që i referohet “ngjyrës dhe/ose racës dhe/ose etnisë së një personi tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco