Takime interesante në xhiron e parë të Kupës te femrat

Takime interesante në xhiron e parë të Kupës te femrat

13:30, 17/12/2020

Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet në rrethin e parë të Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Penzës dhe Kastriotit. Skuadra pejane shihet si favorite ndaj asaj ferizajase. Vashat pejane në stinorin vjeshtor të 
Superligës së Femrave kishin pesë fitore dhe pesë humbje, kurse vashat ferizajase një fitore dhe nëntë humbje.

Takimi tjetër është ndërmjet Kosovahome Prishtinës dhe Trepçës. Edhe në këtë përballje, skuadra prishtinase shihet si favorite ndaj asaj mitrovicase. 
Prishtinaset në dhjetë ndeshjet e Superligës këtë edicion kishin gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse mitrovicaset një fitore dhe nëntë humbje.

Fituesi i ndeshjes Penza-Kastrioti në gjysmëfinale do të përballet me Bashkimin, kurse fituesi i ndeshjes Kosovahome Prishtina-Trepça me Vëllaznimin.

Orari
E premte ora 16:00 Penza-Kastrioti
E shtunë ora 14:00 Kosovahome Prishtina-Trepça.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco