Menaxheri italian: Muriqi nuk është për Lazion, duhet të luante me Ribery te Fiorentina

Menaxheri italian: Muriqi nuk është për Lazion, duhet të luante me Ribery te Fiorentina

13:04, 17/12/2020

Për menaxherin e futbollit italian, Danilo Caravello, sulmuesi Vedat Muriqi do të duhej të luante për Fiorentinën dhe jo për Lazion.

Në një prononcim të fundit për mediat italiane, ai analizon se lojtari i Kosovës nuk ka karakteristikat për t’iu përshtatur stilit të lojës së bardhekaltërve.

Caravello beson se 26-vjeçari do të bënte më mirë te Fiorentina.

Image

Në 8 ndeshje me Lazion deri tani, ish-sulmuesi i Fenerbahçes nuk ka shënuar asnjë gol.

Muriqi mezi ka rënë në sy këtë vit, por nga mënyra si luan, ai nuk ngjan si lojtar i përshtatshëm për Lazion. Nuk i vë në diskutim aftësitë e tij, por them se Lazio duhej të kishte gjetur një lojtar me tipare ndryshe. Ai është një sulmues zonal, i cili pret krosimet. Mendoj se karakteristikat e tij i shkojnë më për shtat Fiorentinës. Atyre u mungon një futbollist që të finalizojë krosimet e Kastrovilit dhe Ribery. Bardhekaltërit duhej të kishin menduar të gjenin një lojtar të ngjashëm me Imobilen”, u shpreh menaxheri i futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco