Mourinho ironizon fitoren e Liverpoolit: Klopit i thashë që humbi skuadra më e mirë

Mourinho ironizon fitoren e Liverpoolit: Klopit i thashë që humbi skuadra më e mirë

12:37, 17/12/2020

Ndryshe nga Jurgen Klopp, Jose Mourinho ka bindjen se në sfidën mes Liverpoolit dhe Tottenhamit humbi skuadra më e mirë.

Trajneri i Tottenhamit në intervistën pas ndeshjes nënvizoi se skuadra e tij bëri një paraqitje shumë të mirë në “Anfield Road” dhe meritonte shumë më tepër, duke e cilësuar si të padrejtë rezultatin.

Ia thashë edhe Kloppit, skuadra më e mirë humbi, por ai nuk ishte dakord. Ishim shumë afër fitores, ishim edhe afër barazimit, por në fund kthehemi në shtëpi me humbje. Edhe barazimi do të ishte një rezultat negativ, imagjino humbja. Djemtë kryen një paraqitje të shkëlqyer, gabimet nuk munguan dhe kemi gjëra për të përmirësuar. Rezultati ishte i padrejtë, skuadra ime m’u duk brilante, ndërsa Liverpooli nuk u shfaq si skuadër fituese, kampione Anglie apo kampione Europe”, deklaroi Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco