FSHF kujton barazimin historik të Shqipërisë me Gjermaninë

FSHF kujton barazimin historik të Shqipërisë me Gjermaninë

11:44, 17/12/2020

Më 17 dhjetor të vitin 1967 kombëtarja shqiptare e futbollit arriti një prej rezultateve historike, pasi barazoi 0-0 me Gjermaninë (Perëndimore) në “Qemal Stafa”.

Sot bëhen plot 53 vjet nga ai barazim historik, që e la jashtë Gjermaninë Perëndimore (RFGJ-në) nga Kampionati Europian 1968.

Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare në “Facebook” sjell në kujtesë atë ndeshje me anë të një statusi, të shoqëruar me foto.    

“53 vjet më parë (17 dhjetor 1967) Shqipëria barazonte 0-0 me Gjermaninë Perëndimore në ndeshjen e luajtur “Qemal Stafa” e vlefshme për eliminatoret e Euro ‘68. Një rezultat historik për kombëtaren shqiptare ndaj nënkampionëve të botës asokohe e që i la jashtë finaleve të Europianit.

Me të madhin Loro Boriçi në postin e trajnerit, kombëtarja kuqezi zbriti në fushë me këtë formacion: Koço Dinella, Frederik Gjinali, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Sabah Bizi, Medin Zhega, Frederik Jorgaqi, Ramazan Ragami, Ali Mema, Teodor Vaso, Panajot Pano.

Kombëtarja shqiptare ka luajtur një nga ndeshjet më të bukura ndonjëherë, madje duke shënuar edhe një gol në minutën e 53-të, që për habi nuk u quajt i rregullt nga arbitri austriak, Ferdinand Marschall’, shkruhet në statusin e FSHF-së.

/ Florian Behlula / Syri.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco