Lotito i pakënaqur/ Vendimtare për Inzagin do jenë sfidat me Napolin dhe Milanin

Lotito i pakënaqur/ Vendimtare për Inzagin do jenë sfidat me Napolin dhe Milanin

11:16, 17/12/2020

Situata te Lazio nuk paraqitet aspak e qetë pas javës së 11-të të Serisë A.

Së fundmi, presidenti i klubit, Claudio Lotito, ka mbetur i pakënaqur me paraqitjet e ekipit bardhekaltër dhe mënyrën e menaxhimit të situatës prej teknikut Simone Inzagi.

Madje, kreu i klubit lacial i ka vendosur ultimatum trajnerit se dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit ndaj Napolit dhe Milanit janë vendimtarë për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Lajmi raportohet mëngjesin e sotëm nga “Il Messaggero”, i cili shton se rinovimi i paralajmëruar i 44-vjeçarit pas kalimit të grupeve të Ligës së Kampioneve ka mbetur pezull pas barazimit me Beneventon.

Mosmenaxhimi i mirë i skuadrës, 18 pikë pas 12 javëve konsiderohen si shkaqet kryesore të ftohjes mes Lotitos dhe Inzagit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco