Klopp tregon për bisedën me Mourinhon në fund të sfidës Liverpool-Tottenham

Klopp tregon për bisedën me Mourinhon në fund të sfidës Liverpool-Tottenham

09:09, 17/12/2020

Jurgen Klopp i gëzohet suksesit të Liverpoolit të tij në sfidën direkte për kreun e Premier League ndaj Tottenham me shifrat 2-1.

Golat e Salah dhe Firminos zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të Son, në një ndeshje të cilën Liverpooli e luajti shumë më mirë se skuadra e Mourinhos.

Më pas Klopp theksoi se goli i Tottenham duhej anuluar, ndërsa tregoi edhe detaje nga biseda me Jose Mourinhon në fund të ndeshjes.

“Zhvilluam një ndeshje të bukur ndaj një kundërshtari tepër të fortë. Ata shënuan, është e vërtetë që patën edhe dy raste të pastra, por, pavarësisht kësaj, ndeshjen e kontrolluam ne. E merituam fitoren dhe jam i lumtur me suksesin ndaj Spurs. Mendoj se goli i Tottenham ishte në pozicion të parregullt, por nuk ka shumë rëndësi tani. Në përgjithësi ishte një ndeshje e bukur dhe jam i kënaqur me Firminhon. Luajti një takim shumë të mirë dhe kreu lëvizjet e duhura.

Biseda me Mourinhon në fund të ndeshjes? Asgjë serioze, ai shprehu mendimin e tij, nuk pati asnjë diskutim të nxehtë mes nesh”, deklaroi trajneri gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco