Interi ka marrë fitoren e 5-të radhazi në Serie A.
Zikaltrit mposhtën 1-0 Napolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Golin e vetëm në “San Siro” e realizoi Romelu Lukaku nga penalltia në minutën e 73’. Deri në minutat e fundit rezultati qëndroi i pandryshuar me Interin që mori 3 pikë të arta.
Pas kësaj fitore, Interi mban vendin e dytë me 27 pikë të grumbulluara, një më pak se kryesuesit e Milanit.
Rezultatet e ditës së mërkurë:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: