Bundesliga: Schalke 04 pëson një tjetër humbje, mposhtet nga Freiburg

Bundesliga: Schalke 04 pëson një tjetër humbje, mposhtet nga Freiburg

20:38, 16/12/2020

Futbolli është një sport që luhet njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë dhe në fund është Schalke 04 skuadra që humbet.

Të fundit në kampionat me vetëm 4 pikë në 12 ndeshje, klubi legjendar i futbollit gjerman ka që nga 17 janari 2020, pa fituar në Bundesliga.

Mbrëmjen e sotme, Schalke 04 u mund nga Freiburg me rezultatin e pastër 0-2, duke e thelluar edhe më shumë krizën që ka përfshirë klubin nga Geselkirchen

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën skuadra e Manuel Baum, pësoi dy gola.

Rolland Sallai ishte autor i të dy golave për skuadrën e Freiburg (50, 68), që me këtë fitore u ngjit në vendin e 10-të me 14 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco