Zyrtare/ West Bromwich gjen zëvendësuesin e Slaven Bilic

Zyrtare/ West Bromwich gjen zëvendësuesin e Slaven Bilic

18:51, 16/12/2020

Pavarësisht barazimit me Manchester City-n (1-1), drejtuesit e West Bromwich Albion mbrëmjen e së martës vendosën të shkarkonin trajnerin kroat, Slaven Bilic.

Nuk ka vonuar shumë edhe klubi anglez e ka gjetur zëvendësuesin e Bilic. Drejtimin e skuadrës së West Bromwich e ka marrë trajneri me shumë provojë, Sam Allardyce. 66 vjeçari ka firmosur një kontratë 18 mujore me Albion. Përvoja e fundit e Allardyce ishte te Everton kur ai mori drejtimin e ekipit në sezonin 2017-18.

West Bromwich aktualisht është i parafundit në renditje me 7 pikë të fituara në 13 ndeshje. Kështu, Sam Allardyce do ketë detyrën e vështirë për ta nxjerrë ekipin ka zone e kuqe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco