Manchester United synon transferimin e 4 lojtarëve

Manchester United synon transferimin e 4 lojtarëve

17:52, 16/12/2020

Manchester United ishte një nga klubet më aktiv në merkaton e verës. “Djajtë e kuq” blen lojtar si Donny van de Beek, Alex Telles, Edinson Cavani, Facundo Pellistri dhe Amad Diallo.

Por, siç duket skuadra angleze nuk është kompletuar ende. United kërkon të përfocohet në dy merkatot e ardhshme. Sipas informacioneve të “Manchester Evening News”, drejtuesit e klubit anglez po punojnë për të transferuar 4 lojtar të rinj.

Manchester United kërkon të transferojë një sulmues anësor, , një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor mbrojtës. Emrat e Raphael Varane, Dayot Upamecano janë përmendur shumë herë në media. “Manchester Evening News”, përmend edhe lojtar të tjerë si Ben White, Kieran Trippier dhe Declan Rajs, të cilët mund të afrohen tek klubi anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco