‘Fenomeni’: Unë në një ekip me Messin e Ronaldon do t’i kishim tmerruar mbrojtësit!

‘Fenomeni’: Unë në një ekip me Messin e Ronaldon do t’i kishim tmerruar mbrojtësit!

16:56, 16/12/2020

Formacioni më i mirë i historisë i hartuar nga “France Football” shkaktoi diskutime për një 11-she sa spektakolar aq edhe të paekuilibruar, por sigurisht entuziazmi nuk mungoi nga Ronaldo “Fenomeni”.

Braziliani u pozicionua si sulmues qendre i mbështetur nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në krah të repartit ofensiv. I kontaktuar nga revista e famshme franceze,”Fenomeni” deklaroi:

“Çfarë ekipi i çmendur. A mund ta imagjinoni nëse do të mund të kishin luajtur të tre, së bashku!? Mbrojtësit do të ishin tmerruar”, tha ish-sulmuesi brazilian.

Dhimbjet e kokës për kundërshtarët do të ishin të garantuara, kurse për tifozët spektakli.

“Publiku do të ishte çmendur nga dashuria. Kam pasur mundësinë të përballesha me secilin prej tyre në fushë dhe duhet të them se ata bënë historinë e futbollit. Prania e tyre në “Drem Team” është më se e merituar”, ka thënë Fenomeni.

‘France Football’ zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco