E ardhmja e Alvaro Morata-s, flet agjenti i sulmuesit spanjoll

E ardhmja e Alvaro Morata-s, flet agjenti i sulmuesit spanjoll

17:02, 16/12/2020

Rikthimi i Alvaro Moratas tek Juventus ka qenë i jashtëzakonshëm. Sulmuesi spanjoll, i cili kishte veshur fanellën e bardhezinjëve në vitet 2014 – 2016, ka zhvilluara paraqitje të shkëlqyera me torinezët këtë sezon.

28 vjeçari ka shënuar 9 gola në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Juve-n, duke u kthyer në një lojtar kyç për trajnerin Andrea Pirlo.

Morata është tek Juventus në formën e huazimit me të drejtë blerje (45 milion euro) nga Atletico Madrid.

Sigurisht që tek Juventus dëshirojnë ta blejnë sulmuesin spanjoll në merkaton e verës, për këtë është i bindur edhe agjenti i tij Juanma Lopez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco