Milanit i mungon lideri, ja kur kthehet Ibrahimovic

Milanit i mungon lideri, ja kur kthehet Ibrahimovic

15:50, 16/12/2020

Pritja e gjatë e tifozëve të Milanit për të parë sërish Zlatan Ibrahimovic në fushë me fanellën e kuqezinjve do të përfundojë fundjavën e ardhshme në sfidën që kryesuesit e Serie A do të kenë ndaj Sassuolos në “Reggio Emilia”.

Zlatan e ka lënë pas dëmtimin muskular dhe gjatë ditëve të fundit është stërvitur rregullisht, por stafi mjekësor i Milani nuk ka dashur ta rrezikojë që për sfidën e kësaj mesjave ndaj Genoas, në mënyrë që rikuperimi të jetë i plotë.

Ibrahimovic nuk ka qenë pjesë e kuqezinjve që prej sfidës ndaj Napolit, takim në të cilin i dha fitoren Milanit falë dygolëshit të tij.

Përfshirë edhe takimin e sotëm ndaj Genoas shkojnë në 7 ndeshjet të cilat Ibra i ka humbur gjatë këtij një muaji që ka ndryshuar jashtë, 4 prej tyre në kampionat dhe 3 në Europa League.

Rikthimi i gjigantit suedez është shumë i rëndësishëm, pasi gjatë kësaj periudhe Milanit i ka munguar vërtetë një lider.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco