Futbollisti 33-vjeçar luan me maskë për t’u mbrojtur nga COVID-19

Futbollisti 33-vjeçar luan me maskë për t’u mbrojtur nga COVID-19

15:24, 16/12/2020

Koronavirusi ka pasur ndikimin e tij të madh edhe në futboll. Shumë lojtarë janë infektuar, e më pas janë detyruar të qëndrojnë në izolim për 14 ditë. Por, për të shmangur këtë, sulmuesi i Olimpia Asunsion, Xherri Bengston, ka vendosur të mbajë maskën edhe duke luajtur.

Për të qenë tërësisht i sigurt, 33-vjeçari ka ndërmarrë këtë veprim, i cili duket ekstrem në këtë rast, duke qenë se gjatë lojës, futbollistët kanë nevojë për t’u mbushur lirisht me frymë.

Megjithatë, për Bengston nuk ka pasur vështirësi dhe kështu ai ka dërguar edhe mesazhin për të qenë të kujdesshëm në çdo moment nga COVID.

Ndërkohë, pamjet e tij teksa luan me maskë janë kthyer virale në rrjetet sociale duke u shpërndarë ngado me shumë bujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco