Operohet Andres Iniesta, do të rikthehet në fushë sezonin tjetër

Operohet Andres Iniesta, do të rikthehet në fushë sezonin tjetër

11:46, 16/12/2020

Andres Iniesta nuk heq dorë nga futbolli i luajtur, pavarësisht një dëmtimi të rëndë, teksa i është nënshtruar një operacioni.

Iniesta, i cili ka kontratë deri në janar deri të vitit të ardhshëm, me shumë gjasa do të rinovojë me Vissel Kobe për të paktën edhe një sezon.

Një tendinë e këputur ishte problemi i mesfushorit spanjoll, që ka bërë ndërhyrjen kirurgjikale dhe do të qëndrojë katër muaj jashtë fushave të blerta.

36-vjeçari do të humbasë fazën përgatitore dhe muajin e parë të kampionatit të ri, që do të nisë pas rreth 2 muajsh.

Japonezët e Vissel Kobe shpresojnë që gjithçka të shkojë sipas planit dhe Iniesta të kthehet në fushën e blertë sa më shpejt.

Spanjolli u dëmtua në ndeshjen e Asian Champions League, kundër Suwon Samsung.

Mesfushori numëron më shumë se 60 ndeshje në kampionatin japonez dhe ka shënuar 13 gola, ndërsa në maj të vitit të ardhshëm do të mbushë 37-vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco