Borussia Dortmundi arrin akordin me trajnerin e ri

Borussia Dortmundi arrin akordin me trajnerin e ri

11:00, 16/12/2020

Për momentin Borussia Dortmund po drejtohet nga trajneri i skuadrës së të rinjve, Edin Terzic, i cili nisi me një fitore ndaj Werder Bremen aventurën si trajner i skuadrës së parë.

Gjithsesi, Terzic është vetëm një trajner i përkohshëm për Dortmundin, që është në kërkim të një emri me peshë për të zëvendësuar Lucien Favre.

I përzgjedhuri i drejtuesve verdhezinj është Marco Rose, trajneri aktual i Borussia Moenchengladbach, që ka bërë një punë të shkëlqyer tek ekipi nga “Borussia Park” në këtë një vit e gjysmë, duke kaluar edhe fazën e grupeve në Champions League, edhe pse u nis nga vazo e 4-t.

Gjithsesi gjasat janë që Rose ta marrë në qershor drejtimin e Dortmundit, edhe pse akordi është arritur, pasi do të jetë e vështirë që ai të shkëputet nga Gladbach në mes të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco