Serie-A/ Simone dhe Pippo Inzaghi ndahen në 'paqe'

Serie-A/ Simone dhe Pippo Inzaghi ndahen në 'paqe'

22:49, 15/12/2020

Në ndeshjen midis Beneventos dhe Lazio-s, fitoi vllazëria. Derbi brenda familjes Inzaghi (Filippo përballë Simones) u nda në barazim 1-1.

Fillimisht, ishin bardhekaltërit që shënuan golin e parë të sfidës me anë të Ciro Immobile, i cili realizoi një kryevepër (minuta 25). Mirëpo, pak para përfundimit të pjesës së parë, vendasit barazuan me anë të mesfushorit Pasquale Schiattarella (i 45-ti), i cili nënë fund të lojës u ndëshkua me karton të kuq (90 + 3).

Ky barazim ishte mjaft i vlefshëm për Beneventon e Filippo Inzaghit, që ngjitet kështu në vendin e 13 me 12 pikë të grumbulluara në po kaq javë, ndërsa Lazio mbetet në kuotën e 18 pikëve dhe sheh t’i largohen kundërshtarët e zonës Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco