VIDEO/ Nuk pranoi të shkëmbente fanellën me kundërshtarin, zbulohet arsyeja

VIDEO/ Nuk pranoi të shkëmbente fanellën me kundërshtarin, zbulohet arsyeja

20:48, 15/12/2020

Shkëmbimi i fanelave mes lojtarëve kundërshtarë është një ritual mëse i zakonshm, por jo gjithmonë është e thënë të jetë kështu. Një episod i çuditshëm ka ndodhur në ndeshjen e 1/16-ave të Kupës së Turqisë Rizespor-Eskiserhirspor 3-0. Kur lojtar i Rizesporit Braian Samundio i kërkoi të shkëmbente fanelën me kolegun kundërshtar Bugra Çaglian, ky i fundit ka refuzar.

Mediat turke raportojnë se kjo sjellje e lojtarit ka ardhur për shkak se klubi ndodhet në vështirësi të mëdha financiare dhe nuk ka mundësi të garantojë fanela të tjera.

Episodi në fjalë ka bërë xhiro në rrjetet sociale.

Megjithatë, me lejen e klubit të Eskiserhirspor, Samundio dhe Bugra i shkëmbyen fanellat në dhomat e zhveshjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco