Arrihet marrëveshja, Xhemaili firmos me klubin ku u bë i njohur

Arrihet marrëveshja, Xhemaili firmos me klubin ku u bë i njohur

19:26, 15/12/2020

Blerim Xhemaili ka vendosur të mos tërhiqet nga futbolli i luajtur. Mësohet se 34 vjeçari do të firmos me ekipin ku u bë i njohur si futbollist, Zurich.

Sipas asaj që raporton “Blick”, presidenti i klubit zviceran, Ancillo Canepa dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen midis tyre dhe kontrata mund të firmoset në ditët e ardhshme.

Aktualisht, Xhemaili është lojtar i lirë, pasi prishi kontratën me kinezët Shenzhen. Në karrierën e tij, mesfushori i lindur në Maqedoni luajti për Napolin, Galatasarayn, Bologna dhe Montreal, por gjithçka nisi te Zurich, ku u rrit si lojtar si dhe arriti të bëhej kapiten i ekipit të parë. Në sezonin 2006 – 2007, mesfushori me origjinë shqiptare fitoi titullin kampion në Zvicër, me skuadrën e Zurich, nën drejtimin e Lucien Favre. Me fanellën e Zvicrës, Xhemaili ka luajtur 69 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco