Sqarohen palët/ Bisedë telefonike mes Demba Ba dhe arbitrit Sebastian Coltescu

Sqarohen palët/ Bisedë telefonike mes Demba Ba dhe arbitrit Sebastian Coltescu

18:56, 15/12/2020

Futbollisti i Basaksehirit Demba Ba ka biseduar me arbitrin e katërt rumun të sfidës së Ligës së Kampioneve me PSG-në në 8 dhjetor Sebastian Coltescu, i cili u bë i njohur për akuzat për racizëm.

Image

Gazetari rumun  Emanuel Roshu zbulon se 35-vjeçari Ba ka biseduar me gjyqtarin Coltescu me ndërmjetësimin e futbollistit senegalez Ousmane N'Doye, i cili në karrierën e tij ka luajtur për disa ekipe rumune (Vaslui, Dinamo Bukureshtin, Astra Ploiesti, Sageata Navodari apo ASA Tirgu Mures). Ky i fundit raporton se Demba Ba nuk e ka akuzuar Coltescu-n për racizëm, por për faktin që nuk duhej të përdorte termin “zezak” ndaj zëvendëstrajnerit të Basaksehirit Pierre Achille Webo.

 “Demba Ba nuk tha kurrë që pati racizëm në atë ndeshje. Ai mendoi se Coltescu nuk duhej të përdorte fjalën ‘i zi’ në stadium. Coltescu e ka kuptuar qartë. Të dy më folën në telefon pasi kishin biesuar me njëri-tjetrin. Të dy ishin të kënaqur nga biseda që patën. Besoj se ishte vetëm një keqkuptim”, shprehet futbollisti N'Doye.

Arbitri Coltescu po hetohet nga një komision i UEFA-s për ngjarjen në fjalë. Demba Ba debatoi ashpër në ndeshje me gjyqtarin ballkanas duke i kërkuar llogari që të mos i etiketojë personat sipas ngjyrës. Lojtarët e Basaksehirit braktisën takimin në Paris në shenjë proteste, ndërsa sfida u zhvillua e plotë ditën e nesërme në 9 dhjetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco