Pirlo: Atalanta është një ekip i fortë, është shndërruar në...

Pirlo: Atalanta është një ekip i fortë, është shndërruar në...

18:21, 15/12/2020

Andrea Pirlo foli në koferencën për shtyp për ndeshjen me Atalantën në “Allianz Stadium”, duke e etiketuar ekipin bergamask një realitet të bukur.

“Unë pres një ndeshje të vështirë kundër një ekipi shumë të fortë, që është shndërruar në realitet të bukur. E ka treguar në kampionat dhe në nivel europian.”

Juventusi ka dominuar në Serinë A thuajse për një dekadë, por këtë sezon duket se “Zonja më e Vjetër” do ta ketë më të vështirë për të ruajtur titullin.

" Është një kampionat i çuditshëm, por si të gjithë kampionatet e tjera europiane. Fatkeqësisht, me këtë Koronavirus gjithçka është ekuilibruar pak. Ndeshjet duhet të përballohen me mentalitetin e duhur, nuk ka më ekipe të dobëta”.

Pirlo kërkon vëmendje maksimale për ekipin e tij në funksion të angazhimit të radhës:

“E përsëris, duhet të kemi përqendrim, është ajo që mungon në disa momente të ndeshjes. Kurrë nuk duhet të fikemi qoftë për një moment 95 minuta, përndryshe gjërat ndërlikohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco