Lajme të mira nga Parisi, Neymar mund të luaj në ndeshjen ndaj Lille

Lajme të mira nga Parisi, Neymar mund të luaj në ndeshjen ndaj Lille

17:56, 15/12/2020

Lajmë të mira nga Parisi. Sulmuesi brazilian, Neymar mund të rikthehet më shpejt nga sa ishte menduar në fushat e lojës.

Është trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ai i cili në një konfrencë për shtyp para sfidës ndaj Lorient,z zbuloi se dëmtimi i pësuar nga braziliani “nuk është shumë serioz”, madje nuk përjashtoi mundësinë që ai të mund të luajë këtë të diel, kundër Lille, në Ligue 1.

“Lëndimi i Neymarit nuk është shumë serioz. Ai do të bëjë disa teste edhe nesër. Unë nuk mund të them se do të luajë kundër Lille (të dielën), por as nuk është plotësisht e pamundur,” – deklaroi gjermani para sfidës së nesërme ndaj Lorientit.

Pasi mori një ndërhyrje të vështirë nga bashkatdhetari i tij, Thiago Mendes (në sfidën ndaj Lyonit), futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave u largua nga fusha me barelë, mes lotësh.

PSG tregoi të hënën se rezultatet e testeve paraprake ishin “qetësuese”, ndërsa vetë lojtari tregoi në rrjetet sociale se “mund të kishte shkuar edhe më keq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco