Klopp nuk i kursen elozhet ndaj Mourinhos: E ka ndryshuar Tottenhamin!

Klopp nuk i kursen elozhet ndaj Mourinhos: E ka ndryshuar Tottenhamin!

16:38, 15/12/2020

Jurgen Klopp nuk ka kursyer elozhet për Jose Mourinhon.

Trajneri i Liverpoolit, e ka cilësuar portugezin si ‘makineri e rezultateve’ duke i mbyllur gojën kritikëve.

Sezonin e kaluar, Tottenhami e mbylli 40 pikë më pak se kampionët e Liverpoolit, ndërsa këtë vit “Spursat” kryesojnë Premier Leaguen.

“Është me të vërtetë mbresëlënëse ajo çfarë ka bërë Jose te Tottenhami. Mënyra se si ata luajnë sivjet është shumë e mirë. Mourinho e ka shndërruar klubin e Tottenhamit ‘makineri të rezultateve”. Harry Kane është duke luajtur njësoj si Firmino tek ne”, deklaroi Klopp.

Kujtojmë që Tottenhami do të përballet të mërkurën me “Gjelat” në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco