Inter-Milani, derbi në merkato për kapitenin e Atalantës

Inter-Milani, derbi në merkato për kapitenin e Atalantës

15:49, 15/12/2020

Rrugët e Alejandro Gomez dhe Atalantës do të ndahen me shumë mundësi në merkaton e janarit.

Raportet mes kapitenit bergamask dhe trajnerit Gasperini janë më të tensionuara se kurrë dhe vështirë se mes tyre do të ketë një pajtim.

Papritur Gomez është shndërruar në një opsion shumë të vlefshëm për skuadrat më të mëdha të Serie A në merkato, edhe pse nuk përjashtohet një transferim i mundshëm i tij në Arabinë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas “Sportmediaset”, Gomez pëlqehet nga dy klubet e Milanos, Milan dhe Inter, por edhe nga Roma e Paris Saint Germain.

Interi është në kërkim të një sulmuesi për të kompletuar repartin e avancuar, por problemi i vetëm për afrimin e Gomez ka të bëjë me faktin se ka karakteristika deri diku të njëjta me Alexis Sanchez dhe nuk mund të konsiderohet një zëvendës i Lukakut.

Për Milanin gjithashtu do të ishte një alternativë shumë e vlefshme për të mbuluar një largim të mundshëm të turkut Calhanoglu i cili nuk po rinovon.

Atalanta pritet ta shesë me një çmim më të ulët 32-vjeçarin dhe 7-8 milionë euro mund të mjaftojnë për kartonin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco