‘Fenomeni’ Ronaldo zgjedh Zidane si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

‘Fenomeni’ Ronaldo zgjedh Zidane si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

15:21, 15/12/2020

Të dy kanë qenë pjesë e një Real Madridi që konsiderohej galaktik, teksa në fushë shpeshherë kanë dhuruar kombinime fantastike.

Fjala është për Ronaldo “Fenomenin” dhe Zinedine Zidane.

Sot njëri prej tyre është president i Valladolidit, ndërsa tjetri është një trajner shumë i suksesshëm.

Por, kohën e ndarë së bashku nuk e kanë harruar, teksa Ronaldo së fundmi ka pasur elozhe për Zidane.

“Zidane është lojtari më i mirë me të cilin jam stërvitur dhe kam luajtur. Tashmë është bërë trajner dhe ka fituar tre Champions radhazi. Kështu unë sot pyes veten nëse ka qenë më i mirë si futbollist apo si trajner. Unë nuk jam në gjendje të përgjigjem”, u shpreh braziliani Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco