Kapiteni i skuadrës angleze merr gjobë të rëndë dhe i hiqet patenta

Kapiteni i skuadrës angleze merr gjobë të rëndë dhe i hiqet patenta

15:01, 15/12/2020

Kapitenit të Aston Villas, Jack Grealish, iu hoq sot patenta për nëntë muaj dhe u gjobit me 82.499 stërlina për dy shkelje të rënda gjatë dhënies së makinës.

25-vjeçari i përfaqësueses së Anglisë më 29 mars, në gjendje të dehur, e përplasi Range Roverin e tij, që kushtonte rreth 80.000 stërlina, me disa makina të parkuara dhe me një mur.

Gjykatësit vërtetuan se 25-vjeçari në momentin e aksidentit mezi qëndronte në këmbë, pasi kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli.

Mesfushori, i cili ka një pagë 130.000 stërlina në javë, shkeli kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë së Koronavirusit pa u mbushur 24 orë nga thirrja që u kishte bërë tifozëve: “Rri në shtëpi! Mbroni sistemin shëndetësor! Ruaj jetën!”.

Grealish ka pranuar gjithashtu një akuzë të dytë për dhënie të pakujdesshme (ai e ngiste pa kujdesin dhe vëmendjen e duhur automjetin e tij, duke arritur shpejtësinë 98 milje në orë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco