Theo Hernandez i jep mesazhin e qartë Milanit dhe Real Madridit

Theo Hernandez i jep mesazhin e qartë Milanit dhe Real Madridit

13:42, 15/12/2020

Theo Hernandez është një nga blerjet më të mira që ka bërë Milani në këto vitet e fundit.

Francezi ka shkëlqyer te kuqezinjtë në këto 2 vite, duke u shndërruar në nga një mbrojtësit e majtë më të mirë në qarkullim.

Mediat në Spanjë po aludojnë për një rikthim të Theos te Reali i Madridit në të ardhmen, por vetë futbollisti as që e mendon diçka të tillë, pasi është i lumtur te Milani dhe kërkon të qëndrojë gjatë.

Të dielën ndaj Parmës, Theo realizoi dy herë, duke i evituar humbjen Milanit.

“Nuk e shoh veten time përsëri te Real Madridi. Nëse do të mundja, do të qëndroja përgjithmonë te Milani. Kur shkova në Madrid isha shumë ri dhe nuk kisha minuta. Ishte e komplikuar gjithçka, për shkak se nuk kisha besimin që kam tani”, tha Theo Hernandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco