‘Maradona në 30% të tij, ishte më i fortë se çdo futbollist në botë’

‘Maradona në 30% të tij, ishte më i fortë se çdo futbollist në botë’

13:17, 15/12/2020

Diego Armando Maradona për fat të keq është ndarë nga një jeta para disa ditëve si pasojë e një arresti kardiak, mirëpo legjenda argjentinase ka lënë pas shumë kujtime, të cilat tashmë tregohen nga njerëzit e tij më të afërt.

Një prej tyre është edhe përgatitësi atletik, Elvio Paoloroso. Ky i fundit shprehet se Maradona ishte më i fortë se të gjithë edhe në vetëm 30% të potencialit të tij.

“Diego ishte një i privilegjuar fizikisht, sepse asnjëherë nuk kujdesej shumë për veten dhe nuk stërvitej në maksimum. Nuk u kujdes asnjëherë për të përmirësuar të majtën e tij, por ai ndjehej shumë mirë. Një Maradona në 30% të tij ishte më i fortë se çdo futbollist në botë.

Ai më thoshte se e kishte fushën në kokë dhe se e dinte çfarë po bënte kundërshtari i tij, edhe pse e kishte pas shpine dhe nuk e shihte. Ai ishte një kafshë konkurruese. Në Botërorin e vitit 1990 ai e tregoi këtë. Kavilja e tij nuk ishte më një kavilje, por ishte si elefant. Dhe, me atë dhimbje ai ia doli të luante”, u shpreh Paoloroso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco