Cristiano Ronaldo zgjedh para futbollit një ndeshje boksi ose UFC-je

Cristiano Ronaldo zgjedh para futbollit një ndeshje boksi ose UFC-je

12:56, 15/12/2020

Cristiano Ronaldo nuk preferon të shohë futboll kur ka kohë të lirë.

Ylli portugez ka deklaruar se nëse në kohë të lirë ka ndeshje boksi apo UFC-je, do të shihte më mirë këto, sesa sfidat e futbollit.

Gjatë një bisede me boksierin Golovkin për një dokumentar të “DAZN”, luzitani shprehet se nuk ka qenë e mundur të vazhdonte karrierën si boksier, pasi nuk e kishte të lindur atë talent.

“Të luaj futboll është pasioni im, por në televizion preferoj të shoh sporte të tjera. Mes një ndeshje futbolli dhe një sfidë boksi apo UFC, unë zgjedh boks ose UFC. Por, nuk mendoj se mund të kisha qenë boksier, është e vështirë. Duhet të lindësh për atë, me atë lloj aftësie.

Mendoj se unë jam i lindur për të qenë një futbollist profesionist. Mendoj se e kam pasur këtë aftësi nga fillimi dhe i thashë vetes se nuk do ta lëshoja këtë mundësi nga duart.

Kur isha te Manchester United, një trajner bënte boks me mua. Mendoj se të praktikosh boksin është e dobishme për futbollin, sepse ndikon te shqisat dhe të mësosh të lëvizësh.

Diferencat me futbollin? Të bësh boks është më e vështirë sepse je vetëm kur konkurron. Punon në palestër dhe ke ekipin tënd, por ato nuk luajnë me ty.

Në futboll është ndryshe, është më zbavitëse sepse ne stërvitemi bashkë, qeshim dhe është një tjetër lloj sakrifice. Verën e kaluar, bisedova me Entoni Xhoshua, në moshën 33-vjeçare mendon se këmbët po fillojnë të lejnë. Por, unë dua të qëndroj në sport, në futboll.

Unë nuk dua që njerëzit të më shohin dhe të thonë se Cristiano ka qenë i jashtëzakonshëm, por tashmë është i ngadaltë. Mund të ndryshosh shumë te trupi yt, por nuk është vetëm aty problem. Varet shumë nga mentaliteti, motivimi dhe eksperienca që mendoj se është gjëja më komplekse.

Në sport mund të fitosh maturi. Shikoni Federer, është 37 apo 38-vjeç dhe sërish është në formë dhe kështu ndodh edhe me disa nga boksierat”, përfundoi Cristiano Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco