Tronditen nga ky vendim ‘yjet’ e futbollit që luajnë në Kinë

Tronditen nga ky vendim ‘yjet’ e futbollit që luajnë në Kinë

12:19, 15/12/2020

Një vendim drastik i marrë së fundmi, ka tronditur yjet e futbollit që aktivizohen në kampionatin kinez.

Është vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshëm të ketë një kufi pagash, duke shmangur kështu shifrat stratosferike që përfitonin futbollistët.

Mësohet se 2.7 milionë euro në vit do të jetë maksimumi i përfitimeve të futbollistëve.

Mesfushori brazilian Oskar i  cili aktualisht fiton 18 milionë euro, duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të përfitojë vetëm 2.7 milionë euro.

Ky vendim pritet të sjellë eksod yjesh, të cilët pritet të largohen nga Kina.

“Pavarësisht se sa i madh është klubi ose sa i famshëm është lojtari, ne do të ndjekim me përpikëri rregulloret pa asnjë konsideratë”, tha presidenti i CFA-së, Chen Xujuan.

Klubet kineze, aktualisht shpenzojnë 10 herë më shumë se skuadrat koreane dhe tri herë më shumë se sa ato japoneze.

Të shumtë janë yjet si Oskar, Hulk, Graciano Pele, Fellaini, të cilët kanë paga marramendëse në Kinë dhe preken direkt nga ky vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco