Arbi Pupovci fiton medaljen e bronztë në garën e FIS-it 'Erzurum 2020'

Arbi Pupovci fiton medaljen e bronztë në garën e FIS-it 'Erzurum 2020'

11:52, 15/12/2020

Skitari nga Kosova, Arbi Pupovci, ka fituar medaljen e bronztë në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), të mbajtur sot në Erzurum të Turqisë. 

Pupovci zuri vendin e tretë në disiplinën e sllallomit. Ai përfundoi me kohë 1 minutë 44 sekonda dhe 27 të qindtat, pas dy lëshimeve.

Pjesëmarrës në garë ishte edhe 17-vjeçari, Drin Kokaj, i cili tregoi paraqitje të mirë, duke përfunduar i teti me kohë 1:50.76. Në garë morën pjesë 24 garues.

Pupovci me medaljen e bronztë fiton edhe pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Pekin 2022. Ai është bursist i KOK-ut për LO Pekin 2022.

Në konkurrencën e femrave, garuesja jonë e re, Kiana Kryeziu, doli e shtata nga 12 garues. Ajo pati kohë 1:58.72 nga të dyja lëshimet.

Trajneri Agim Pupovci u shpreh i lumtur me paraqitjen e garuesve.

KOK përgëzon suksesin e skitarëve tanë, duke iu uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco