Habit Robert Lewandowski: Mund të isha lojtar i Genoas

Habit Robert Lewandowski: Mund të isha lojtar i Genoas

10:22, 15/12/2020

Robert Lewandowski tregon një prapaskenë shumë interesante në lidhje me karrierën e tij.

Sulmuesi që po udhëheq Bayernin drejt sukseseve të shumta dhe që pritet të fitojë çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA, para shumë viteve, përpara se të transferohej te Borussia Dortmund, mund të kishte kaluar në Serie A për t’u bërë pjesë e Genoas.

Në Itali luajnë shumë futbollistë nga Polonia. Kur isha më i ri dhe aktivizohesha me Lech Poznan, mund të zgjidhja midis disa skuadrave për të vazhduar karrierën, përfshirë edhe ato italiane. Isha shumë afër transferimit te Genoa. Vizitova stadiumin dhe qendrën stërvitore të klubit, por unë doja një ekip që luante në Champions League dhe zgjodha Dortmundin. Mendoj se mora një vendim të mirë, duke parë se ku kam mbërritur tani, deklaroi sulmuesi polak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco